“Klodiani” ndryshon ligin e sigurimeve, Qeveria dorëzon në Kuvend projektin për “vdekjet aksidentale”

Shqipëria

“Klodiani” ndryshon ligin e sigurimeve, Qeveria dorëzon në Kuvend projektin për “vdekjet aksidentale”

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Klodian Rasha

Çdo familje që humb një pjesëtar të saj, për faj të punonjësve të institucioneve ligjzbatuese do të marrë një pagesë mujore sa 8 fishi i pensionit social. Rasti i të riut Klodian Rasha i ka shërbyer qeverisë si indicie për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shoqërore, ligj të cilit tashmë i shtohet një nen i ri.

Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social.

Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit.”.

Pas akuzave që qeveria ndihmoi në ngritjen e një alibie, duke shkruar në aktin normativ për dhënien e pensionit për familjen Rasha termin “vdekje aksidentale”, ajo është kujdesur të sqarojë përse e ka përdoruar atë.

Termi “aksident” që përdoret në legjislacionin esigurimeve të kompanive private u përfshi pikërisht në legjislacionin e sigurimeve shoqërore që kryhet nga shteti, si një terminologji e përdorur gjerësisht në këtë fushë. Pra, humbja e jetës konsiderohet aksidentale por jo veprimi i punonjësit të organeve ligjzbatuese, pasi kjo i takon organeve të drejtësisë që të përcaktojnë nëse vepra penale është kryer me dashje ose pa dashje, nga pakujdesia, me paramendim ose jo etj.

Në relacionin që shoqëron ndryshimin ligjor thuhet se familja e të ndjerit në cdo rast të njëjtë si ai i Klodian Rashës përfiton trajtim financiar afërsisht 61 000 lekë në muaj me qëllimin për t’i dhënë një ndihmë me karakter të përhershëm dhe nuk ngatërrohet me skemën e pensionit duke mos e prekur atë dhe njëkohësisht i lejohet të punojë dhe të kontribujë për pensionet nga skema e detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat