“Trafik droge dhe të miturish”/ OFL ‘ultimatum’ 5 të fortëve në Berat, Durrës dhe Skrapar

Shqipëria

“Trafik droge dhe të miturish”/ OFL ‘ultimatum’ 5 të fortëve në Berat, Durrës dhe Skrapar

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
OFL

Pesë të dënuar për trafik drogë dhe të miturish do të duhet të deklarojnë burimin e pasurisë. Policia thotë se Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit 5 personave në Durrës, Skrapar dhe Berat.

Ata janë Arben dhe Viktor Lekli, Çlirim Ymerali, Andrea Ajasllari dhe Andrea Shyti.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Arben Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Viktor Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çlirim Ymerali banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Andrea Ajasllari , banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Andrea Shyti banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat