Del video/ Momenti i arrestimit të djali të biznesmenit të fuqishëm grek

Shqipëria

Del video/ Momenti i arrestimit të djali të biznesmenit të fuqishëm grek

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Pamje nga video

Djali i një prej biznesmenëve më të mëdhenj në Greqi u arrestua, sepse sulmoi dhe plagosi një shqiptar. Shqiptari Pavllos Petraq Misia u plagos në lagjen Peristeri të Athinës.

Sipas policisë greke,32-vjeçari punonte në një dyqan shitje automjetesh, në kohën që pati një përballje verbale me djalin e biznesmenit grek, i cili fillimisht e ofendoi për origjinën e tij dhe në vazhdim e goditi me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

32-vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë, lëvizje që i shpëtoi atij jetën, pasi mjekët e klinikës mundën ti ndalnin hemorragjinë.

Burime policore thanë se ishin banorët e lagjes, të cilët e panë incidentin që njoftuan autoritet. Ata mundën të dallojnë targën e automjetit me të cilën u larguan autorët.

Patrulla të policisë identifikuan makinën e autorëve dhe mundën të vënë në pranga autorin dhe kushëririn e tij, të dy shtetas grekë.

Policia thotë se autori i ngjarjes është person me precedentë penalë. Në të shkuarën ai është arrestuar për sulm ndaj policisë, por u lirua pak muaj më vonë, ndërsa është akuzuar edhe disa herë të tjera për sulme të dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat