Coronavirusi në Shqipëri i merr jetën edhe një 29-vjeçari

Shqipëria

Coronavirusi në Shqipëri i merr jetën edhe një 29-vjeçari

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve dhe viktimave ditore nga Covid në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona mes të cilëve është një  29 vjeçar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar  nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç.

Gjithashtu në orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 637 qytetarë duke e çuar në 50.637 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën 1040 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat