Arben Malaj flet me shembuj konkret si kapet shteti në Shqipëri

Shqipëria

Arben Malaj flet me shembuj konkret si kapet shteti në Shqipëri

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:37
Arben Malaj

“Transparency International” në raportin e publikuar ka vërejtur se Turqia dhe Shqipëria janë vendet, ku bëhen më së shumti "ligje me porosi", thënë ndryshe persona të caktuar kapin shtetin. Në Shqipëri për fenomenin e kapjes së shtetit përmenden raste si ligji për lojërat e fatit dhe propozimi për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.

Për ish-ministrin e Financave Arben Malaj kur një raporti i tillë vjen nga një organizatë me reputacion ndërkombëtar siç është “Transparency International” kjo duhet parë me shumë shqetësim.

“Elementi i parë ka të bëjë me ekonominë, kapja e shtetit materializon në një korrupsion masiv dhe vendimmarrja nuk vjen nga studime të mirëfillta”, u shpreh z. Malaj.

Profesori i Ekonomisë dhe Financave shtoi se, Ballkanin Perëndimor ka një gërryej nga kapja e shtetit dhe korrupsionit ku bën pjesë dhe Shqipëria pasi më parë flitej për korrupsion tani flitet për kapje të shtetit.

Malaj tha se ka dy aspekte që japin alarmin për kapje të shtetit dhe korrupsion e para kur bëhet fjalë për kompani që kanë llogari në parajsa fiskale dhe e dyta kur ndërhyjnë në studimet e fizibilitetit.

“Senati amerikan ka ndaluar aksesin në programe për kompani që kanë llogari në parajsa fiskale. Ky është alarmi I parë që kemi të bëjmë me abuzim të pushtetit. Që në studimin e fizibilitetit fusin duart dhe bëjnë të qartë se çfarë do të kërkojnë. Nuk është shteti që në bazë të studimeve afatgjate përcakton objektivat”, tha ish-ministri.

Malaj citoi dhe një raport të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërisë që thekson se mundësia për të keqpërdorur paratë në infrastrukturë është afër 34% sa vlera e investimit. Ai tha se, qeveria madje përdor emergjencat që kanë mirëkuptim publik për korrupsion dhe vepron me kontrata sekrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat