Prag festash/ A do ketë kufizime të tjera? Rakacolli: Po monitorojmë me kujdes situatën…

Shqipëria

Prag festash/ A do ketë kufizime të tjera? Rakacolli: Po monitorojmë me kujdes situatën…

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 00:01
Foto

Ndërsa jemi në prag festash, pyetja që të gjithë kanë në mendje është se nëse vendi do të mbyllet, siç ka ndodhur në shumë vende në Evropë.

Mira Rakacolli tha në Open se për momentin shifrat janë të qëndrueshme: Masat janë marrë në përputhje me treguesit, si rastet ditore dhe sidomos të shtruarve në spitale. Ndjekim shumë strikt këto tregues, dhe themi që këtë javë kemi pasur një numër të qëndrueshëm të rasteve ditore.Po monitorojmë me kujdes. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Mjeku Sulçebe: një studim ka treguar se ndalimi i grumbullimeve mbi 10 veta ishte shumë efikase, po ashtu mbyllja e shkollave dhe universiteteve dhe bizneseve jo esenciale.

Rakacolli: Përveç bizneseve ne të tjerat i kemi marrë.

Tritan Shehu: Duhen marrë masa më shumë, nuk është thjesht mbyllja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat