Pas dekretimit nga Meta, emrat e ministrave të rinj do të votohen sot në Kuvend

Shqipëria

Pas dekretimit nga Meta, emrat e ministrave të rinj do të votohen sot në Kuvend

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:15
Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi

Dekretet për emërimin e ministrave të rinj, Bledi Cuçi si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë  do të kalojnë në seancën e sotme parlamentare.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që bëri kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës, e cila më pas ka marrë votat në Kuvend.

“Zoti kryetari i Kuvendit kërkoj përfshirjen në votim të katër dekreteve të presidentit për emërim dhe shkarkim ministrash. Këtë e kërkoj, bazuar edhe te Rregullorja e Kuvendit, por kam biseduar edhe me tre krerët e grupeve parlamentare dhe kemi rënë dakord”, theksoi Balla.

Pas kësaj kërkese, Ruçi e ka pranuar dhe i ka kërkuar administratës së Kuvendit që të përfshijë në rendin e ditës, duke përpiluar dhe fletën e votimit.

Presidenti Meta nuk vonoi dhe dekretoi emërimet e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm, si dhe të Milva Ekonomi si ministre e Bujqësisë. Ndërsa Kuvendi veç dy dekreteve i duhet të votojë edhe dy dekretet për shkarkim ministrash, të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, dhe të Bledi Çuçit si ministër i Bujqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat