Mjegulla në Gjoricë, shumica e banorëve të fshatit vuan nga astma

Shqipëria

Mjegulla në Gjoricë, shumica e banorëve të fshatit vuan nga astma

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Mjegulla në Gjoricë

Fshati Gjoricë i Bulqizës po përballet vitet e fundit me një fenomen të ri natyror, mjegullën e dendur që vazhdon çdo ditë deri pasdrekes. Banorët thonë se po bashkëjetojnë me këtë fenomen të ri.

Prezenca e mjegullës mendohet se është shkak i sëmundjes së astmës nga e cila po vuajnë shumë banorë të fshatit.

Banori: Mjegulla këtu te ne është e vazhdueshme gjithmonë. Astma ka të bëjë shumë, problemi më i madh është që mjegulla i dëmton mushkëritë.

Banori: Është shumë problem, 2 tre fugona shkojnë vetëm për njerëzit se janë krejt astmatik.

Sipas qytetarëve nëse Hidrocentrali i Skavicës ndërtohet, dhe uji shkon pranë shtëpive të tyre, atëherë prezenca e mjegullës do të shtohet dhe jetesa do të bëhet e pamundur.

Banori: Ne pak mjegull kemi po na ndërtojnë dhe Skavicën. Vetëm ta lëmë Gjoricën dhe të ikim, nuk kemi ku të shkojmë më.

Në vitin 1979 të gjithë banorët e fshatit u vaksinuan për Tuberkulozin, ndërsa edhe pse nuk ka prova shkencore, ata thonë jashtë kamerave se kjo gjë i ka mbrojtur nga koronavirusi pasi numërojnë vetëm tre të infektuar  mes 6000 banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat