Bilanci OFL në 11 muaj nga 589 formularë vetëm disa me rezultat

Shqipëria

Bilanci OFL në 11 muaj nga 589 formularë vetëm disa me rezultat

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
OFL

Akti normativ për OFL është në ditët e fundit të tij ndërsa shtyrja e afatit ligjor ka pak gjasa të ndodhë.

Një grup ekspertësh nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme janë duke  vlerësuar situatën dhe javën e fundit të dhjetorit pritet të dalin me nje vendim ne lidhje me fatin e këtij, ligji i cili ka efekt deri në 31 dhjetor.

Përveçse ka tejmbushur prokurorinë dhe gjykatën e posaçme me dosje ky ligj, duket se nuk ka dhënë ndonjë efekt për konfiskimin e pasurive,  që  dyshohet se janë venë nga aktiviteti kriminal.

Nga statistikat e policisë vihet re, se formulari deri tani u është dërguar 589 personave, nga të cilat kanë përfunduar si çështje në gjykatë për sekuestro vetëm  120 raste.

Ndërsa janë konfiskuar 11 pasuri nga 56 të kërkuara dhe janë në proces konfiskimi edhe 45 të tjera.

Por pasuritë e konfiskuara janë kryesish automjete dhe shumë pak njësi tregtare shërbimi, ndërsa janë janë hequr nga sekuestro dhe i janë rikthyer sërish pronareve 9 raste

Pak ditë më parë gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë dhe Apelit i janë drejtuar me kërkesë  Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj  ku i propozojnë ndryshim te aktit normative  dhe gjykatës dhe prokurorisë së posaçme t’i lihet si kompetencë vetëm pasuritë e  personave që hetohen dhe gjykohen në këtë strukture ndërsa të angazhohen ne këtë gjykim dhe hetim edhe gjykatat e rretheve.

Deri tani  nuk ka patur asnjë ndryshim në lidhje me këtë kërkesë ndërsa pritet fundi i dhjetorit për të parë fatin e këtij ligji.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat