Kërcënohet kompozitori Limoz Dizdari: I kam denoncuar dhe kam njoftuar të gjithë s’ka reagim

Shqipëria

Kërcënohet kompozitori Limoz Dizdari: I kam denoncuar dhe kam njoftuar të gjithë s’ka reagim

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Limoz Dizdari

Kompozitori dhe administratori i Qendrës së Artit Dea në Ksamil, Limoz Dizdari ka denoncuar kërcënimet që i janë adresuar atij.

Sipas Dizdarit kërcënimet kanë për qëllim friksimin e tij, për të hequr dore nga Qendra e Artit të cilën ai vetë e ka shëndërruar nga një gërmadhë në ‘97, në një qendër arti e cila e shërben fëmijëve të qytezës.

Sipas Dizdarit, Komisariati  i Policisë Sarandë nuk e ka marrë parasysh denoncimin e tij të datës 16.11.2020.

“I kam vënë në të gjithë në dijeni, kryetarin e Kuvendin, presidentin, kryeministrin ambasadën amerikane, gjermane dhe angleze. Cili është gabimi që unë kam, bërë, pse erdha, atje vërtet ishte stallë kuajsh dhe gara ishte me zogjtë pasi kur isha unë dhe i bie pianos pushonin zogjtë. Unë i kam kërkuar shefit të komisariatit, në lidhje me këtë ndjekje pasi është policia ajo që i dërgon materialin prokurorisë por nuk di. Kërcënimin e parë e kam marrë në 2018 ndërsa ky është marrë me 16 nëntor 2020. Pretendimi ka qenë i një zonje që pretendonte se i kemi marrë pronën por ë nuk rezulton një gjë e tillë. Unë e kam kaluar me qetësi këtë denoncim, nuk ka frikë njeriu nga gjarpri, por gjarpri nga njeriu. Ai që më ka inat le të vijë të ma thotë hapur.”, është shprehur ai.

Kompozitori shprehet se për kanosjen e tij ka vënë në djeni Bashkinë Sarande dhe Ministrine e Kulturës, por asnjë nga këto institucione nuk ka reaguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat