Bino: Po punojmë për gjurmim të rasteve të reja nëpërmjet aplikacioneve në telefon

Shqipëria

Bino: Po punojmë për gjurmim të rasteve të reja nëpërmjet aplikacioneve në telefon

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Silva Bino

Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve ku nuk munguan as ekspertët turq, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së Silva Bino, deklaroi se kemi një tendencë në rënie të rasteve të reja si dhe të pozitivitetit.

Sipas saj, testimet janë 4 fishuar si dhe po merret në konsideratë dhe gjurmimi nëpërmjet aplikacioneve në telefon.

“Eksperienca dhe diskutimi me kolegët turk ishte shumë i mirë. Ne diskutuam me ata masat e para që ndërmorrëm, si bllokimi i përgjithshëm dhe testimi i rasteve të kontaktit. Kjo ishte një eksperiencë e ndarë me kolegët turk të cilët kishin bërë po të njëjtën gjë. Gjithashtu ne diskutuam dhe masat e pjesshme, të cilat bëjnë të mundur izolimin e virusit dhe vazhdimin e jetës për pjesën tjetër të popullatës. Ky diskutim ishte shumë i vlefshëm për të bërë të mundur shkëmbimin e eksperiencave.

Ne diskutuam edhe masat që janë marrë, si psh. mënyrat si do të funksioniojnë restorantet dhe shkollat, ku dhe ne këtu kemi shumë masa të ngjashme me kolegët turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat