Ish-kandidatja për kryeprokurore Fatjona Memçaj merr postin e rëndësishëm në Hagë

Shqipëria

Ish-kandidatja për kryeprokurore Fatjona Memçaj merr postin e rëndësishëm në Hagë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:48
Fatjona Memçaj

Ish-kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Fatjona Memçaj është emëruar në zyrën ndërlidhëse të Eurojust në Hagë.

Ajo do të qëndrojë në këtë post për dy vite e gjysmë, që nis nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe EUROJUST, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi komandimin e znj. Fatjona Memçaj prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, në pozicionin e prokurorit ndërlidhës pranë EUROJUST. Periudha e komandimit do të jetë 2,6 (dy vjet e gjashtë muaj) duke fillua nga 1 Janar 2021”,- thuhet në njoftimin e KLP.

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga data 1 nëntor 2019, kur hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust. Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat