Bushati ironi: S’kam parë ndonjëherë që dorëheqjen të ta shpallë shefi

Shqipëria

Bushati ironi: S’kam parë ndonjëherë që dorëheqjen të ta shpallë shefi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:33
Andi Bushati

Në Open sonte po diskutohet për largimin e Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm dhe zëvendësimin me Bledi Çuçin pas vrasjes së Klodian Rashës.

Duke komentuar dorëheqjen e Lleshaj dhe bërjen publike nga kryeministri Rama, analisti Andi Bushati u shpreh:

“S’kam parë që dorëheqjen të ta shpalle shefi, ti e bën vetë. Ka disa gjëra në jetë si lindja, martesa që ti i bën vetë. Jo të ti bëjë dikush tjetër”, tha ai.

Balla: Ai e ka dhënë dorëheqjen që një ditë pas vrasjes.

Bushati: Nuk ka rast që unë të jap dorëheqjen dhe këtë të tjerëve t’ua thojë shefi.

Balla: Jo, ka ndodhur, kryeministri mori kohën e nevojshme duke qenë se ishte në SHBA. Unë vlerësoj që akti i dorëheqjes është politik. Por ju kujtoj që Lleshaj i bëri vetë publike arsyet e dorëheqjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat