Jo vetëm vaksina/ Mjeku tregon antiviralin që ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë

Shqipëria

Jo vetëm vaksina/ Mjeku tregon antiviralin që ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 00:48
Kita Sallabanda

Shtetet e botës janë në garë për të siguruar vaksinën për koronavirusin, që do të mund të kthente në normalitet jetën e qytetarëve të tyre.

Por mjeku, Kita Sallabanda, duke folur në RTV Ora, thotë një ilaç eksperimental antiviral po shihet si shumë premtues për të mos varur shpresat vetëm te vaksina.

Ilaçi merret me anë të rrugëve orale dhe parandalon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orëve.

"Në Xhorxhia SHBA është zhvilluar i pari medikament antiviral, ndoshta do të futet në përdorim në muajin maj të këtij viti pasi të kalojë të gjithë kontrollet. Është molnupiravir i ri që është një antiviral që po studiohet, ka dhënë efekte, është në fazën e 2-3 të studimit, janë studime shumë të avancuara dhe që ka disa karakteristika. Që në 24 orët e para ndalon përhapjen e sëmundjes, shkurton kohën e sëmundjes së të sëmurit dhe ata të sëmurë rëndë, përmirësohen në mënyrë të dukshme. Është i vetmi mjekim që është në studim të fazës së tretë që po na jep efikasitet në trajtimin e Covid-19", tha Sallabanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat