Kush është deputetja socialiste që votoi kundër dekreteve të Metës për emërimin e Ministrave të rinj

Shqipëria

Kush është deputetja socialiste që votoi kundër dekreteve të Metës për emërimin e Ministrave të rinj

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:11
Kuvendi

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefni ishin tre deputetët që votuan kundër dekreteve të presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare.

Bëhet fjalë për dekretet për shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm, emërimin e Bledi Çuçit në vend të tij dhe emërimin e Milva Ekonomit Ministre të Bujqësisë.

Ndërsa nuk bën çudi për dy deputetët e opozitës, tërheq vëmendjen zonja Kodheli, e cila ishte ndër të parat që uroi kolegen e saj Ekonomi për detyrën e re.

Megjithatë votimi i saj ndoshta lidhet me shprehinë e krijuar nga mazhoranca, e cila voton kundër çdo dekreti të Presidentit Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat