Morava: Më kanë ardhur denoncime që djem të rinj kanë dalë nga komisariati me brinjë të thyer

Shqipëria

Morava: Më kanë ardhur denoncime që djem të rinj kanë dalë nga komisariati me brinjë të thyer

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:13
Kostana Morava

E ftuar në PolitikOn, gazetarja Kostana Morava i ka drejtuar disa pyetje deputetit të PS-së Ervin Bushati lidhur me dhunën dhe protestën pas vrasjes së Klodian Rashës.

Morava: Nuk ishim mësuar me një mllef kaq të madh të protestuesve. A e bën kjo qeverinë që të reflektojë apo të ngelet vetëm te konstatimi? Duket sikur mjafton ndërrimi i ministrit dhe u kënaqëm.

A e dini ju se ata djem që dolën në protestë, që nuk vinin nga struktura të ndonjë forumi politik, shumë pak prej tyre kanë vizatuar dhe do të votojnë pas 4 muaj me këtë mllef. A ia keni bërë vetes këtë pyetje si PS?

Largimi i drejtorit të policisë së Tiranës do të ishte një akt moral. Ajo që mendoj unë se përmes revoltës apo mënyra të tjera ka ardhur koha që të vihen disa standarde të abuzimit të pushtetit me popullin. Dhunë e kemi parë të gjithë.

Mua më kanë ardhur denoncime sot që djem të rijn kanë dalë nga komisariati me brinjë të thyer. A duhet të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë, apo të vihet një standard që kjo gjë të mos ndodhë më?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat