‘Hap i rëndësishëm’/ OSBE reagon pas zgjedhjes së Altin Binajt në ‘Kushtetuese’: Në pritje të emërimeve të tjera

Shqipëria

‘Hap i rëndësishëm’/ OSBE reagon pas zgjedhjes së Altin Binajt në ‘Kushtetuese’: Në pritje të emërimeve të tjera

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:01
Altin Binaj

Prezenca e OSBE në Tiranë ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Binajt si anëtar të pestë të Gjykatës Kushtetuese. Në një postim në twitter, thuhet se u hodh një hap i rëndësishëm drejt bërjes funksionale të kësaj gjykate.

Ndërkohë OSBE thotë se pret që të bëhen edhe emërimet e tjerë të anëtarëve.

“Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale.

Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.

Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”, thuhet në reagimin e OSBE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat