Cakaj zhvillon një takim të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane – diskuton për vaksinën anti-Covid

Shqipëria

Cakaj zhvillon një takim të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane – diskuton për vaksinën anti-Covid

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:39
Gent Cakaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Cakaj ka shkruar se ky ka qenë një takim i vyer.

“Këtë ditë e filluam me një takim shumë të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi. Biseduam për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër #COVID19 në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Cakaj.

Tutje Cakaj ka treguar se ka kërkuar nga ai që që vaksina kundër Covid-19 të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

“Përderisa puna për të siguruar vaksinën sa më shpejt po vazhdon, sot i kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri. Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, ka shkruar Gent Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat