Zyrtarisht ministra/ Blendi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen në Presidencë

Shqipëria

Zyrtarisht ministra/ Blendi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen në Presidencë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:15
Blendi Çuçi dhe Milva Ekonomi

Ministri i ri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Ministrja e Bujqësisë, janë botuar sot në Presidencë, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Ata u shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë, pasi emrat e tyre u votuan fillimisht dje në Kuvend.

Këto ndryshime në qeveri vijën pas dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ky i fundit dha dorëheqjen pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Kryeministri Edi Rama propozoi më pas emrin e  Blendi Çuçit për Ministër të Brendshëm, duke e lëvizur nga drejtimi i Minsitrisë së Bujqësisë, pozicion për të cilin propozoi emrin e  Milva Ekonomit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat