Vasili: Nuk ka asnjë datë, shqiptarët s’dinë se kur do vaksinohen

Shqipëria

Vasili: Nuk ka asnjë datë, shqiptarët s’dinë se kur do vaksinohen

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:51
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë tha se nuk ka asnjë datë as të afër as të largët dhe shqiptarët nuk dinë se kur do të vaksinohen nga Covid 19.

Petrit Vasili: Pandemia ndodhet në një zhvillim të plotë, por edhe shumë serioz të saj. Absolutisht momenti më delikat për daljen nga ky moment shumë i vështirë, nga e gjitha shkencore, është përcaktuar aksioni shumë i madh i vaksinimit të popullatës. Së pari, shqiptarët duan të dinë kur fillon vaksinimi i qytetarëve shqiptarë?  Sot nuk ka asnjë datë, as të afërt e as të largët lidhur me këtë çështje dhe për muaj të tërë në horizont nuk ka asnjë indikacion apo shpresë që ky vaksinim të fillojë.

Sigurisht që dihet edhe nga ato informacione të pakta që qeveria jep që është negociuar me COVAX-in, një mekanizëm përkatës i lidhur me OBSH-në për të vaksinuar 20 për qind të popullatës. Pyetja e madhe që bëjnë tërë shqiptarët është: Po pjesa e mbetur e popullsisë? 

Vasili ka shtruar disa pyetje në lidhje me procesin e vaksinimit që sipas tij duhen bërë të njohura për publikun

Petrit Vasili: Ka disa pyetje: Zinxhiri ftohës kyç, që ta kuptojnë shqiptarët, atje ku do të mbahet vaksina, atje ku do të transportohet që do të shkojë deri tek qytetari që do të vaksinohet, cila është gjendja e këtij zinxhiri? Kjo vaksinë kërkon kushte të veçanta në ruajtjen e saj. Sa janë paratë e vendosura dhe cila është sasia e bazës frigoriferike, që do të vihet në dispozicion? Duhet bërë e njohur publikut.  Së dyti, sa është numri i vaksinuesve? Personeli që do të merret? Si është i shpërndarë sipas rretheve dhe në ç’fazë ndodhet përgatitja e tyre?  Cili është plani për të zgjeruar kapacitetet laboratorike?  Cili është plani dhe ç’para janë vendosur për ta  përballuar këtë aksion, i cili nuk është i shkëputur, pra i ka të gjithë elementët brenda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat