“Klodian Rasha humbi jetën jo aksidentalisht”- Rama: Rrethanat e ngjarjes janë zbardhur dhe…

Shqipëria

“Klodian Rasha humbi jetën jo aksidentalisht”- Rama: Rrethanat e ngjarjes janë zbardhur dhe…

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të dikasterit të Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçit u shpreh se ndarja nga jeta e të riut Klodian Rasha nuk ishte aksidentale.

Sipas Ramës ngjarja është zbardhur dhe reagimi  nga ana e Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të tjera më pas nuk ka asnjë krahasim për mirë me reagime të ngjashme për vrasje të caktuara.

Sipas Ramës nëse kjo ngjarje do kishte qenë aksidentale, familja nuk do kishte marrë pension të posaçëm.

Rama: Unë vetë do kisha dalë në protestë për të kërkuar drejtësi për Klodianin në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje.

Sepse një anëtar i familjes së madhe të një komiteti të madh ka humbur jetën jo aksidentalisht, por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur.

Dhe gjëja me e natyrshme është që shoqëria të mblidhet dhe reagon për të thënë bashkësia jonë është këtu, po ju shikon, o prokurorë, o gjykatës, o autoritete, prandaj shikoni me sytë tanë dhe mos i bishtnoni të vërtetës. Por këtu është bërë e zakonshme që në kanale të lexosh e dëgjosh shumë më tepër për arsyet justifikuese, për dhunën, vandalizmin, halabakërinë, si mjet për të rrëzuar sistemin. Se cilin sistem do rrëzojnë dhe kë do ngrenë kjo është e paqartë, siç është e paqartë mendja që prodhon të tilla predikime.

Djali u vra, në rrethana që tanimë janë zbardhur dhe nuk kanë kaluar një muaj, apo një vit, apo 7 vite por vetëm pak ditë. Reagimi ndaj kësaj ngjarje nga ana e Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të tjera më pas nuk ka asnjë krahasim për mirë me reagime të ngjashme për vrasje të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat