Zekthi: Vizita e Osmanit dinjitoze, Rama bëri gabim të pafalshëm

Shqipëria

Zekthi: Vizita e Osmanit dinjitoze, Rama bëri gabim të pafalshëm

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:52
Vjosa Osmani

Fitim Zekthi, analist e konsideron vizitën e Vjosa Osmanit në Shqipëri si shumë dinjitoze dhe të rëndësishme njëkohësisht duke e konsideruar atë më të rëndësishmen pas vizitës së Presidentit, Ibrahim Rugova. Ai vlerësoi figurën politike të znj. Osmani duke thënë se e simpatizon për vlerat që ai mbart.

“Ajo u përpoq që ndasitë politike të mos i sjellë në Parlamentin shqiptar, të mos i sjellë në studion tuaj ku ishte mbrëmë por ato shin bashkë me Vjosa Osmanin. Lufta e ashpër politike në Kosovë, kriza, rënia e qeverisë së mëparshme, problemet e mëdha që ka Vjosa me ish-partinë e saj, përpjekjet për të krijuar një parti të re, ka disa gjëra që e bëjnë atë një Presidente t dobët në detyrë”, tha z. Zekthi.

Ai e konsideroi si një gabim të rëndë faktin që Kryeministri, Edi Rama nuk ishte i pranishëm në sallën e Parlamentit gjatë fjalimit të saj përshëndetës.

“Kryeministri Rama bëri një gabim trashanik, të pafalshëm. Të vijë presidenti i Kosovës dhe të mos denjojë të dëgjojë fjalimin, kjo është shumë e rëndë dhe tregon se lufta politike në Shqipëri është aq e thellë dhe aq e rëndë sa që ka përfshirë dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë”, tha ai.

Fitim Zekthi tha se sjellja e Ramës vjen pasi znj. Osmani ka përfaqësuar dhe mbron një qëndrim jo si ai në lidhje me disa çështje bazike dhe themelore për çështjen e Kosovës.

Sipas tij qëndrimi i znj. Osmani kundër idesë së minischengen është i drejtë pasi është një iniciativë që e dëmton Kosovën dhe nuk mund të jetë e kundëerta në kushtet kur Serbia ka 10 vjet që e sulmon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat