“Mungon në arkë 20% e financimit të tunelit të Llogarasë” Anila Denaj: Jam e papërgatitur

Shqipëria

“Mungon në arkë 20% e financimit të tunelit të Llogarasë” Anila Denaj: Jam e papërgatitur

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:42
Ministrja e Financave, Anila Denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka qenë e ftuar në “Ekopolitikë” ku është vëndosur jo pak në siklet. Klodian Muço e ka pyetur ministren në lidhje me tunelin e Llogarasë, duke i vënën në dukje se nga thesari i shtetit është marrë 20% të shumës së financimit të këtij projekti, ndërkohë që këto para mungojnë edhe pse puna nuk ka nisur. Përgjigja e ministres ka qënë e shkurtër; nuk jam e përgatitur për këtë pyetje, por do t’ju kthejmë përgjigje me shkrim.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Klodian Muço: Do të shtoja diçka të vogël sa i përket Tunelit të Llogarasë. Ju thoni me të drejtë se nuk më përket mua por një dikasteri tjetër.

Anila Denaj: Unë përfaqësoj qeverinë por nuk kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje…

Klodian Muço: Ligji flet qartë: Nëse ti do të tenderosh një projekt të caktuar nevojiten që 20% e financimit të këtij projekti të jenë në arkë. Këtë dokument teorikisht e ka firmosur Thesari, Thesari që është nën vartësinë tuaj. Këto para mungojnë sot, si ka mundësi që është firmosur?

Anila Denaj: Nëse pyetjet janë të lidhura me një tender të caktuar unë duhet të dija në avanc, të merrja informacionin juridik. Kjo është praktika më e mire e gazetarisë, e analistëve. Do ja japim përgjigjen Fatosit (drejtuesi i emisionit) me shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat