Meta: Në Kavajë u thye xhami i kabinës nga brohoritjet, më pas u pre edhe linja

Shqipëria

Meta: Në Kavajë u thye xhami i kabinës nga brohoritjet, më pas u pre edhe linja

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 10:08
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer se në kohën e komunizmit ka punuar për një kohë të shkurtër si komentator futbolli. Në një intervistë me “Top Albania Radio”, presidenti tha se nga kjo periudhë kujton një episod në Kavajë,  kur i gjithë stadiumi brohoriste ‘’Poshtë komunizmi’’. Presidenti shtoi se atë ditë ishte thyer edhe xhami i kabinës dhe më pas linja është ndërprerë.

RRËFIMI I PLOTË I ILIR METËS: 

”E vërteta është që unë gjithmonë kam qenë i dhënë pas sportit, kam qenë sportist profesionist në peshëngritje tek Dinamo, për 2-3 vite. Së dyti, kam qenë shumë i dhënë pas edhe futbollit, kjo ka qenë edhe i dhënë pas letërsisë, pas gazetarisë, dhe më jepej për të shkruar. Kështu që për shkak të këtyre të dhënave, edhe të një miqësie që kishte babai im me Ahmet Shqarrin, që ishte dhe drejtues i kryesor i njëra ndeshje në tjetër, që ishte emisioni më tërheqës, më i ndjekuri, atëhere një radio kishte. Dita e dielë ishte të ndiqja, Ahmet Shqarri ishte si drejtues i emisionit. Më ftoi për të qenë komentator, bëra provë, por më jepet edhe për të shkruar, se shkruaja tek gazetat Studenti, Zëri i Lirisë, edhe babai im miqësia e tij, kanë qenë bashkë.

Më thonë që kam zë të veçantë, më ndihmon për të komunikuar. Të falënderoj që vendosni Sali Berishën para meje.

Kam komentuar disa ndeshje, kam qenë komentator për Kavajën, se s’kishte komentator të përhershëm, Lushnjen, Fierin, edhe Tiranën me emrin e madh Ismet Bellova disa herë. Edhe pse këtu kishte emra të tjerë të mëdhenj.

Çdo të shtunë e të dielë në Kavajë, Fier, Lushnje e Tiranë. Para viteve ’90. Në vitet ’89-’90. Kemi dhe një histori interesanet në Kavajë, ku stadiumi brohoriste poshtë komunizmi. Ishte thyer xhami i kabinës, ku unë transmetoja, kur më kërkon leje Ahmeti për linjën, dhe në momentin që dëgjoja të komentoja nuk dëgjohej çfarë thoja, u tha ka defekt teknik.

Kjo është e vërteta që, ishte interesante, më pas me ardhjen e demokracisë ra interesi. Dashuria për radion e përhershme. Ishte gjë e madhe të komentoje ndeshjen. Ditën e dielë po të shihje dilnin burri me gruan, i dashuri me të dashurën, me radio me vete.”- tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat