18,500 gjoba për maskat në rrugë

Shqipëria

18,500 gjoba për maskat në rrugë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:23
Shqipëri

Në dukje, shumica e qytetarëve e mbajnë maskën, por ndëshkimet nga policia flasin ndryshe. Që nga hyrja në fuqi e aktit normativ, rreth 18 500 gjoba janë vendosur në të gjithë vendin, 426 prej te cilave vetëm në 24 orët e fundit. Pjesa me e madhe e tyre janë kryeqytetas të ndëshkuar me 3 mijë lekë pasi u kapën duke lëvizur në rrugë pa maskë.

Megjithatë Tirana mbetet një nga qytetet me përdorimin më masiv të maskës, për shkak të përqendrimit më të lartë të popullsisë. Nëse ajo vendoset e mbahet në mënyrë korrekte, është një tjetër diskutim.

Në qytetin e Durrësit institucionet shëndetësore kanë përcaktuar se vetëm 60% e qytetarëve e mbajnë maskën në mjedise të hapura. Mungesa e saj është më e dukshme gjatë shëtitjeve.

Maska mbahet nga një pjesë e madhe e qytetarëve në Shkodër, ndërsa mesatarja e gjobave të policisë varion në rreth 20 të tilla çdo ditë.

Në Lushnje, jo çdo qytetar e mban maskën ashtu siç duhet, por thuajse të gjithë e kanë me vetë një të tillë për të shmangur gjobën.

Krahas mungesës së maskës, policia ka ndëshkuar gjatë dhjetorit 18 qytetarë të infektuar me COVID-19 që e thyen karantinimin e detyrueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat