Rrjeti i dëmtuar/ Fshati Picar në Gjirokastër pa energji elektrike, banorët: Asnjë investim prej 15 vitesh

Shqipëria

Rrjeti i dëmtuar/ Fshati Picar në Gjirokastër pa energji elektrike, banorët: Asnjë investim prej 15 vitesh

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:37
Foto

Fshati Picar, vetëm 15 km në veri të Gjirokastrës vuan prej shumë vitesh mungesën e energjisë elektrike. Banorët thonë se nisjen e reshjeve defektet janë më të shpeshta.

“Kjo ndërprerje bëhet në mëngjes. Nga ora 07:00 deri në 09:00. Pastaj vijnë pak. Fiken prapë. Nga ora 12:00 deri në mëngjes s’takohen”, tha një banor i zonës.

Banorët detyrohen të paguajnë kandil me vajguri për ndriçim.

“Është e pa durueshme të fiken dritat sikur po tallen”, u shpreh një tjetër.

“Mbrëmë nuk kishte. Me  intervale fiken”, tregoi një banor i fshatit Picar.

Intervalet e ndërprerjes së energjisë elektrike janë të  vazhdueshme gjatë ditës, edhe pse banorët i paguajnë rregullisht faturat.

“Tani kemi problem me dritat. Sa bie shiu i parë fiken”, shtoi një banor.

“Edhe i paguaj. Jemi ankuar 300 herë, por nuk kanë ardhur”, përfundoi një tjetër. 

Mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike e vuajnë edhe fshatra të tjera të Njësitë Administrative te Picarit dhe Çepos përfshirë fshatin Humelicë, Golem, Shtëpëz. Shkaku kryesor është amortizimi i rrjetit elektrik, ku prej vitesh nuk është kryer asnjë investim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat