Një shef policie, mësues e nxënës, këto janë rastet e reja me Covid-19 në Berat

Shqipëria

Një shef policie, mësues e nxënës, këto janë rastet e reja me Covid-19 në Berat

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Berat janë konfirmuar 18 raste të reja me koronavirus. Mes të infektuarve mësohet se janë dy mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak në Berat.

Po ashtu, pozitivë për virusin kanë rezultuar një nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, një punonjëse fasonerie, 1 ushtar në Repartin Poshnjë në Urë-Vajgurore, 1 inxhinier, 1 shofer taksie, 1 shef policie dhe një 1 punonjës në Call Center.

Kujtojmë se në të gjithë vendin sot u regjistruan 538 raste të reja me koronavirus. Ndërsa, brenda ditës, betejën me Covid-19 e humbën tetë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat