Shoqërimi në komisariat i anëtarëve të Aleancës për Teatrin, reagon PD: Dëshmi e qartë, që segmentet politike në Policinë e Shtetit janë aktive!

Shqipëria

Shoqërimi në komisariat i anëtarëve të Aleancës për Teatrin, reagon PD: Dëshmi e qartë, që segmentet politike në Policinë e Shtetit janë aktive!

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:33
Albana Vokshi

Partia Demokrarike, e përfaqësuar nga ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë të disa anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, pasi kishin marrë pjesë në protestat për vrasjen e Klodian Rashës. Të shoqëruarit janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.

Përmes një shënimi në facebook, Vokshi shprehet se ky akt është dëshmi e qartë se segmentet politike në Policinë e Shtetit janë aktive dhe në dispozicion të terrorit që përpiqet të mbjellë në opinion kryeministri Rama.

Vokshi thotë se çdo ditë e më shumë nuk gjen qytetarë që e shohin Policinë si mbrojtës, por tashmë sipas saj, e konsiderojnë xhelat në duar të Edi Ramës që dhunon çdo kënd që mendon kundër tij.

Reagimi i plotë

Sot ne mbremje jane shoqeruar ne komisariatin nr 1 drejtues te aleances per mbrojtjen e teatrit. Pa asnje arsye, duke i dhunuar dhe fshire nga celularet pamjet qe kishin mundur te regjistronin gjate ndalimit te dhunshem. Anetaret e aleances: Ergys Mertiri, Titi Seranaj dhe Dondal Martini jane shoqeruar nderkohe qe dy prej tyre jane ende brenda komisariatit nr 1 ne kryeqytet.

Ky akt i shemtuar dhe i rende per aktiviste te shoqerise civile qe per muaj dhe vite me radhe kane demonstruar forcen e nje proteste paqesore sic ishte ajo per mbrojtjen e teatrit eshte deshmi e qarte se segmentet politike ne policine e shtetit jane aktive dhe ne dispozicion te terrorit qe perpiqet te mbjelle ne opinion kryeministri Rama.

Eshte e qarte qe as doreheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar ne perdorimin e poliicse si vegel qorre e tekave te kryeministrit i cili jo me larg se dje edhe nje here shprehu mbeshtetjen per drejtorin e pergjithshem te policise dhe ato struktura qe manipulian vrasjen e te riut Rasha dhe dhunuan per dite me radhe te rinjte protestues ne kryeqytet.

Ky eshte modeli me i shemtuar i nje policie qe duhet te jete ne krah dhe ne mbrotje te qytetareve.

Cdo dite e me shume nuk gjen qytetare qe e shohin policinë si mbrojtes por tashme e konsiderojne xhelat ne duar te Edi Rames qe dhunon cdo kend qe mendon kunder tij.

Boll eshte boll. Shqiperia ka nevoje per ndryshim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat