Përfundon pas tre orësh takimi informal, Basha e Kim thyejnë orën policore

Shqipëria

Përfundon pas tre orësh takimi informal, Basha e Kim thyejnë orën policore

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Basha dhe Yuri Kim

Ka përfunduar pas tre orësh takimi mes ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ka qenë një takim informal që nuk u zhvillua as në selinë e PD-së dhe as në rezidencën amerikane.

Ishte në një restorant shumë pranë Kryeministrisë dhe vendi i zgjedhur për të darkuar e diskutuar ishte i dukshëm.

Takimi nisi në orën 19:30. Fillimisht mbërriti Lulzim Basha e pas pak ambasadorja Juri Kim. Ora policore nuk u respektua, takimi mbaroi ne orën 22.20 të mbrëmjes.

Në këtë takim të gjatë jozyrtar, kreu i PD dhe ambasadorja mendohet të kenë diskutuar për një sërë çështjesh të aktualitetit.

Fokusi është mësuar se është vendosur tek vendimi i Prokurorisë së Dibrës, që pas vitesh hetime pushoi dosjen e bujshme 184 të manipulimit të zgjedhjeve të pjesshme të 2016.

Gjatë hetimeve është arritur në konkluzionin se gjatë zgjedhjeve është kryer vepra penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar, vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

Këtë vendim të fundit të prokurorisë së Dibrës Partia Demokratike ka vendosur ta ankimojë, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë ai urdhëruesi i manipulimit të zgjedhjeve. Kjo dosje u mbyll 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat