E rëndë/ 71-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

Shqipëria

E rëndë/ 71-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:24
Patos

Një 71-vjeçar ka vrarë veten ditën e sotme në Patos, duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, ndërsa dyshohet se 71-vjeçari me inicialet K.Xh., vuante nga depresioni.

Njoftimi:

Patos

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:10, në lagjen "Naftëtari", Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat