Ish-oficerit të krimeve në Elbasan i shkojnë në shtëpi dhe e kërcënojnë me jetë sapo erdhi nga jashtë vendit

Shqipëria

Ish-oficerit të krimeve në Elbasan i shkojnë në shtëpi dhe e kërcënojnë me jetë sapo erdhi nga jashtë vendit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:22
Abaz Lala

Ish-oficeri i Krimeve të Rënda në Policinë e Elbasanit, Abaz Lala është kërcënuar me jetë.

Ai jeton prej vitesh jashtë vendit, ndërsa pak ditë më parë është kthyer pranë familjes për festat e fundvitit.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se dy ditë më parë, në shtëpinë e oficerit kanë shkuar dy persona, njëri prej të cilëve i ka deklaruar se do t’i priste kokën.

Ish-oficeri i lartë i drejtorisë së policisë Elbasan ka njoftuar menjëherë në nr 129 dhe ka shkuar për të kryer kallëzim penal pranë Drejtorise se Policisë.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 48 ore nga kërcënimi, policia ende nuk ka mundur të identifikoje e arrestojë personat që kanë kërcënuar më jetë oficerin Abaz Lala dhe anëtarët e familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat