Dhunuan punonjësit e OSHEE, pranga 54-vjeçarit në Vlorë, në kërkim i biri

Shqipëria

Dhunuan punonjësit e OSHEE, pranga 54-vjeçarit në Vlorë, në kërkim i biri

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Policia shqiptare

Goditën punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij.

Një 54-vjeçar ëhstë arresxtuar nga policia e Vlorës, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij për dhunimin e punonjësve të OSHEE.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë” njofton policia.

Sipas uniformave blu, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit  R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat