Shehaj: Rilindja u shqetësua se ka hallin e shokëve, kaloi projektligjin që bën 0 rentën minerare

Shqipëria

Shehaj: Rilindja u shqetësua se ka hallin e shokëve, kaloi projektligjin që bën 0 rentën minerare

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:41
Briseida Shehaj

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Briseida Shehaj deklaron se industria minerare në vendin tonë ka një rënie me 17 për qind të eksporteve.

Shehaj përmes një postimi në profilin e saj në Facebook,  shkruan se një gjë e tillë e ka shqetësuar shumë “rilindjen”,  të cilët u ngritën në këmbë dhe kaluan projektligjin që bën 0 rentën minerare për 3 vjet, ulën detyrimin për të ngrirë vlerën e investimit në bankë me 90 për qind.

“Industria minerare në vendin tonë ka një rënie me 17% të eksporteve.

Kjo e shqetësoi shumë rilindjen, e u ngritën të gjithë në këmbë se helbete kanë hallin e shokëve. Kaluan projektligjin që bën 0 rentën minerare për 3 vjet, ulën detyrimin për të ngrirë vlerën e investimit në bankë me 90%.

Po mirë mo, nuk ju vjen turp???

Biznesi fason po copëtohet përditë, prodhuesit po ashtu, biznesit të vogël i rritët me 2000 euro kostot me fiskalizimin (ai sistemi që na kushton 18 milionë euro).

Tani dhe një pyetje të fundit.

A e dini kush është ai që përfitoi nga ky ligj???

Po s’e dini, nesër ua them unë.

TURP”, shkruan Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat