Kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri? Manastirliu: Jemi 100% të angazhuar, pritet në muajt e parë të vitit 2021

Shqipëria

Kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri? Manastirliu: Jemi 100% të angazhuar, pritet në muajt e parë të vitit 2021

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Ogerta Manastirliu

Në daljen e sotme për mediat ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu foli edhe mbi procesin e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri, duke thënë se qeveria është duke punuar që të ndodhë në muajit e parë të vitit 2021.

“Ashtu siç ju e dini ne kemi kontaktuar edhe kompaninë farmaceutike Pfizer, dhe jemi duke punuar me këtë kompani. Kemi gati planin e vaksinimit”, tha ndër të tjera ministrja.

“Qeveria është e angazhuar që në momentin e parë për të siguruar vaksinën, po bëhen të gjitha përpjekjet. Jemi duke punuar që procesi i vaksinimit në Shqipëri të ndodhë në muajit e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë jo vetëm që kemi parapaguar nëpërmjet instrumentit të Covax, dhe kemi financuar vaksinën që do të vijë përmes këtij instrumenti, por nga ana tjetër po bashkëpunojmë me vendet e Bashkimit Europian për marrëveshje direkte, dhe me prodhuesit. Ne po i bëjmë të gjitha përpjekjet. Jemi 100 për qind të angazhuar. Ashtu siç ju e dini ne kemi kontaktuar edhe kompaninë farmaceutike Pfizer, dhe jemi duke punuar me këtë kompani. Kemi gati planin e vaksinimit. Planin për sigurimin e infrastrukturës dhe skenarët në varësi të llojit të vaksinës. Nëse vjen vaksina e Pfizer ka specifika të përcaktuara, shpërndahet në bokse me akull dhe vjen me infrastrukturën përkatëse”, tha ajo.

“Në këtë plan vaksinimi të përgatitur janë përcaktuar edhe grupet prioritare; do të fillohet me punonjësit të shëndetësisë, më pas punonjësit e qendrave të kujdesit afatgjatë, më pas me personat mbi 75 vjeç”, shtoi ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat