Protesta e anëtarëve të Aleancës për Teatrin, Budina: Njëri u tha policëve se ishte shqiptar e britanik, i futën shkelmin në fytyrë

Shqipëria

Protesta e anëtarëve të Aleancës për Teatrin, Budina: Njëri u tha policëve se ishte shqiptar e britanik, i futën shkelmin në fytyrë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:12
Edmond Budina

Disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë protestuar mbrëmjen e sotme afër Ministrisë së Brendshme.

Ata kanë protestuar si për shembjen e Teatrit ashtu edhe për shoqërimin e 4 aktivistëve disa ditë më parë.

Në protestën prej disa anëtarësh ishte i pranishëm dhe aktori Edmond Budina. Ai ka sqaruar se aktivistët atë ditë do hynin në pedonale për ‘live-n’ e përditshme dhe atë moment u ndaluan nga Policia.

Budina tregon se njëri prej aktivistëve gjatë shoqërimit, Donald Martini u tha policëve se ishte me nënshtetësi shqiptare e britanike, por gjithsesi uniformat blu e kanë dhunuar duke i futur shkelm fytyrës.

“Kjo banderolë është e përnatshme. Që kur u shemb Teatri kjo banderolë ka qenë. Kjo skenë krimi është e vazhdueshme, evidente, është shkatërruar një vepër me gjithë njerëzit brenda e gjithçka u shembën. Krim i madh kundër demokracisë së vendit. Kjo skenë krimi do vijojë. Teatri do të bëhet atu ku ishte, ashtu siç ishte.

Është përdorur dhunë. Shenjat në fytyrën e Donald Martinit janë të dukshme, në krahët e Seranajt, nuk është pretendim, por fakt dhuna e Policisë ndaj njerëzve qytetarë.

Në momentin që Martini u thotë që është shqiptar e britanik i futën shkelmin turinjve. Donin të hynin në pedonale dhe do bënin live-n e përnatshme.Dhunë konkrete reale e shtetit. Kjo dhunë që u përdor ndaj aktivistëve tanë, nuk ndodhi rastësisht, është dhunë verbale që ka vijuar nga qeveria. E kemi parë në shumë raste. Ajo që ka ndodhur këtu është e paimagjinueshme”- tha Budina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat