“Nikoll Sherrniku nuk ka lidhje me vrasjen e efektivit të FNSH”/ Flet vjehrri i tij: Është në kushte të vështira ekonomike

Shqipëria

“Nikoll Sherrniku nuk ka lidhje me vrasjen e efektivit të FNSH”/ Flet vjehrri i tij: Është në kushte të vështira ekonomike

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:18
Xhulio Prela

Vjehrri i Nikoll Sherrnikut, i cili është arrestuar si person që ka dijeni për vrasjen e efektivit Xhulio Prela mohon përfshirjen e dhëndërrit të tij në këtë ngjarje.

Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur ngjarja, Nikolla ka qenë në banesën e tij (të vjehrrit).

“Nikoll Sherriku është i fejuar i vajzës time. Ka 4 vite qe është fejuar dhe për akuzën që i ngrihet them se Nikoll Sherrniku atë natë ka qenë te shtëpia ime. Është cuar në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar të shtëpia se në datën 5 ka pasur ditëlindjen. Jemi organizuar dhe kemi shkuar të shtëpia e Nikollës.  Kur ka ndodhur ngjarja Nikolla  ka qenë te shtëpia ime.

Nikolla ka qenë disa kohë ne Itali, ka punuar si mekanik. Edhe këtu ashtu ka punuar.  Në dijeninë time akuzat nuk qëndrojnë.

Nuk ka disponuan asnjë mjet në pronësinë e vet. Këtë e deklaroj me bindje të plotë.

Nuk ka asnjë njohje me personin e shpallur në kërkim.

Unë edhe e kam ndikuar ekonomikisht! Është në kushte të vështira. Akoma ka borxh për shtëpinë. Është njeri hallexhi kështu që mos të ngrenë akuza pa baza.

Unë kërkoj që mos funksionojë kështu drejtësia”, tha vjehrri i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat