Marrëveshja e ekstradimit me SHBA/ Yuri Kim: Nuk do të ketë strehë për kriminelët! Mbështesim SPAK për zbatimin e reformën

Shqipëria

Marrëveshja e ekstradimit me SHBA/ Yuri Kim: Nuk do të ketë strehë për kriminelët! Mbështesim SPAK për zbatimin e reformën

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:19
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe masazhin e fortë se në Shqipëri apo SHBA nuk do të ketë strehë të sigurt për kriminelët që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së re të ekstradimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ambasadorja Yuri Kim është shprehur se me këtë marrëveshje të re, që zëvendëson atë të nënshkruar 87 vite më parë, dëshmohet edhe një herë partneriteti gjithnjë e në rritje midis vendeve tona.

“Është nder i madh për mua që të nënshkruajmë këtë traktat, mes SHBA dhe Shqipërisë, që është dëshmia e fundit e partneritet mes dy vendeve. Ky traktat u nënshkrua 87 vite më parë, në 1 mars 1933. Kjo ishte një kohë kur Shqipëria ishte Mbretëri, dhe jo Republikë. Ky traktat mundëson një kornizë moderne që i mundëson SHBA dhe Shqipërisë që të luftojnë krimin dhe dëshmon natyrën e marrëdhënieve tona të forta në fushën e sigurisë. I japim fund pandëshkueshmërisë dhe nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt për personat që duan t’i shmangen drejtësisë në Shqipëri apo SHBA.  Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar, aq më e gatshme do të jetë në anëtarësimin drejt Bashkimit Evropian. Mbështesim Shqipërinë për të çuar përpara reformën në drejtësi.  Ne po punojmë gjithashtu me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj, duke ndihmuar për zgjedhjen e më të mirëve përmes procesit të drejtë të punësimit.  SPAK dhe BKH janë prioritet për SHBA-të. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ç’pret SHBA por edhe që shqiptarët duan, kanë nevojë dhe meritojnë”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim.

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar sot marrëveshjen e re të ekstradimit mes dy vendeve. Kjo marrëveshje vjen pas asaj të 87 viteve më parë dhe zëvendëson traktatin e vitit 1933. Marrëveshja është firmosur nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat