Tenderat pa garë të Peqinit, Lorenc Tosku në një vit e gjysmë dha 11 kontrata, 9 pa konkurrim

Shqipëria

Tenderat pa garë të Peqinit, Lorenc Tosku në një vit e gjysmë dha 11 kontrata, 9 pa konkurrim

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Lorenc Tosku

Bashkia e Peqinit ka proceduar në harkun kohor të një viti e gjysëm 11 prokurime dhe 9 prej tyre janë zhvilluar pa garë. Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike në 8 raste pjesëmarrës ka qenë vetëm 1 subjekt, duke u shpallur atuomatikisht edhe fituesi.

Bashkia e Peqinit nën drejtimin e Lorenc Toskut nuk bën përjashtim nga lista e institucioneve që prokurojnë tendera pa konkurim.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike, që nga gushti i vitit të kaluar kur Tosku ka marrë detyrën, ky institucion ka zhvilluar të paktën 11 prokurime, nga të cilët vetëm në 2 raste kanë ngelur më shumë se dy konkurrent në garë.

Procedura e konstatuar më shpesh është ajo e pjesëmarrjes së vetëm një konkurrenti në garë, duke e çuar automatikisht drejt fitores.

Konkretisht, institucioni nën drejtimin e Toskut ka nënshkruar në këtë mënyrë 8 tendera, ku pjesëmarrës ka qenë vetëm një subjekt dhe vlera e tyre kalon vlerën e 246 milionë lekëve të reja pa TVSH.

Kjo procedurë prokurimi është ndjekur dhe për tenderin me qëllim pastrimin, grumbullimin dhe largimin e mbeturinave të qytetit Peqin dhe Njësive Administrative në mars të këtij viti.

Viola Green shpk, i vetmi subjekt në garë, është shpallur automatikisht fituese e kësaj kontrate me vlerën e ofertuar prej 103.3 milionë lekësh.

Përveç faktit që nuk ka pasur garë, oferta e kompanisë ka një diferencë shumë të vogël me fondin limit prej rreth 524 mijë lekësh.

Por nuk mungojnë as rastet kur në procedurat e zhvilluara nga bashkia Peqin ka më shumë se  1 subjekt pjesëmarrës, por në fund të procedurës mbetet vetëm fituesi.

Në këtë mënyrë është vepruar për sistemimin e territoreve të jashtme dhe ambjenteve sportive të shkollës “Demir Godelli”.

Për të kanë shfaqur interes 2 kompani, por njëra prej tyre, me ofertën më të ulët, është skualifikuar me argumentin se ka tërhequr ofertën.

Kështu bashkimi i operatorëve “Pese Vellezerit”&Zdravo”shpk është shpallur fitues me vlerën prej 2.6 milionë lekësh.

Bashkia e Peqinit nën drejtimin e Lorenc Toskut për 11 procedurat e zhvilluara në një vit e gjysmë ka prokuruar më shumë se 246 milionë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat