Një plumb pas koke dhe tjetri në zemër, si u vranë për pak sekonda dy vëllezërit në Maliq

Shqipëria

Një plumb pas koke dhe tjetri në zemër, si u vranë për pak sekonda dy vëllezërit në Maliq

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:41
Andrea dhe Martin Olldashi

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashi në Maliq të Korçës.

Bëhet me dije se para se të humbnin kontaktet me familjen ata biseduan me 11 persona.

Gjithashtu mësohet nga ekspertiza mjekoligjore se ata janë qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt. Martini është qëlluar pas koke pranë veshit të majtë ndërsa Andrea me një plumb në zemër.

Ndërkohë është marrë në pyetje dhe K.Hoxha, e dashura e njërit prej djemve. Për monentin nuk ka asnjë person të dyshuar apo arrestuar për këtë ngjarje të rëndë.

Trupat e pajetë të dy vëllezërve Olldashi nga Pogradeci, u gjetën më 10 dhjetor të këtij viti në një kanal kullues, pranë një are në Maliq të Korçës, tre ditë pas largimit të tyre nga banesa.

Andrea dhe Martin Olldashi, 31 dhe 33-vjeç rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje të banesave, gjobëvënie ndaj bizneseve si dhe trafik të narkotikëve. Një tjetër ngjarje e rëndë për të cilën ata ishin arrestuar më parë, është vendosja e tritolit në një lokal në vitin 2012.

Nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit të jenë marrë peng në datën 7 dhjetor, kur edhe u denoncuan të humbur nga nëna e tyre, si dhe të jenë ekzekutuar po atë ditë në zonën e Maliqit. Trupat e pajetë u gjetën nga një banor i zonës, i cili vuri re dorën e një prej viktimave, pasi ishin mbuluar me dhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat