U arrestua për përhapje paniku pas tërmetit të 26 nëntorit, shpallet e pafajshme e reja nga Durrësi

Shqipëria

U arrestua për përhapje paniku pas tërmetit të 26 nëntorit, shpallet e pafajshme e reja nga Durrësi

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:57
Xhulia Aliaj

Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshme Xhulia Aliajn, 26-vjeçaren që u arrestua vitin që shkoi për përhapje paniku në rrjetet sociale.

Aliaj u vu në pranga nga antiterrori, pas tërmetit të 26 nëntorit, ku nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo u bënte thirrje u bënte thirrje banorëve të Durrësit, të largoheshin nga Porto Romano.

Ajo shkruante se ishte krisur hidrofori dhe se mund të shpërthente depozita e gazit, nëse bie sërish tërmet.

Ishin pikërisht këto postime që çuan deri në arrestimin e të resë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat