Ministrja e Kulturës: Godina e Teatrit nuk jetonte bashkë me të renë, nuk mund të restaurohej

Shqipëria

Ministrja e Kulturës: Godina e Teatrit nuk jetonte bashkë me të renë, nuk mund të restaurohej

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 21:06
Elva Margariti

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se godina e Teatrit nuk ishte një e vjetër e cila mund të jetonte bashkë me renë, ku e reja do të thotë një teatër me të gjitha standardet.

Margariti tha se shumë spektatorë janë humbur nga kushtet që kishte ky teatër.

Elva Margariti: Godina e Teatrit nuk ishte një e vjetër e cila mund të jetonte bashkë me renë, ku e reja do të thotë një teatër me të gjitha standardet dhe parametrat. Restaurimi i mirëfilltë i godinës do të ishte një veprim fals, meqë materiali nuk mund të restaurohej, pasi duhej shembje dhe rindërtim i kurbaturës.

Tirana nuk ka pse të kishte një Teatër, ku këto kritere nuk përmbusheshin. E kuptoj pjesën e nostalgjisë që mund të kenë personat që kanë qenë brenda dhe për të kujtuar ato shfaqet që janë zhvilluar aty, por shumë spektatorë janë humbur nga kushtet që kishte ky teatër. Unë e kam thënë opinionin tim pa ju bashkuar akoma kësaj qeverie.

Nuk ka një projekt për privatizimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Është një lajm i hedhur dhe i marrë, të cilin e kam sqaruar. Sigurisht teatrot dhe sitet tona kanë nevojë për një shikim të tarifave, duke u dhënë dinjitetin dhe kushtet për t’u mirëmbajtur. Po shihen reforma të duhura, por jo privatizimi. Po studiojmë modele evropiane dhe amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat