Zëvendësoi Lleshajn, tregon si mori lajmin: Ma tregoi Soreca me mesazh, ishte...

Shqipëria

Zëvendësoi Lleshajn, tregon si mori lajmin: Ma tregoi Soreca me mesazh, ishte...

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:26
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pranoi se nuk kishte patur asnjë dijeni se kryeministri Edi Rama kishte propozuar pikërisht emrin e tij për të zëvendësuar ish-ministrin Sandër Lleshaj.

Në “Open”, ai tha se në momentin që mori lajmin kishte qenë në një aktivitet me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, e madje ja kishte treguar ky i fundit nëpërmjet një mesazhi në Twitter.

Ai thotë se emërimi i erdhi si befasi, por shton se kjo nuk është një gjë e jashtëzakonshme.

“Nuk është çështje mosdëshire, por mosdijenie, madje dhe ish-ministri Lleshaj, tha “nuk kishte teje të madhe për këtë post”. Unë e kam marr vesh kur isha në një aktivitet me Sorecën , aty më tregon mesazhin në twitter. Ishte një befasi për mua, por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Unë nuk e prisja, jo se nuk jam i gatshëm pë rtë bërë këtë detyrë, por sepse kisha disa projekte në zhvillim si Ministër i Bujqësisë dhe isha shumë i fokusuar, prandaj dhe befasia ishte e madhe dhe reagimi është ai që të gjithë e pamë. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat