Mutacioni i COVID/ Epidemiologu jep lajmin e mirë: S’prek ato që janë infektuar më parë

Shqipëria

Mutacioni i COVID/ Epidemiologu jep lajmin e mirë: S’prek ato që janë infektuar më parë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:12
Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se ky virus i ri që është shfaqur më tepër tek adoleshentët dhe të vegjlit, prandaj është edhe më pas agresiv.

“Është një formë ndryshe e po të njëjtit virus. Dallohen vetëm në laboratorë, nuk janë mutacionet e para, por rreth 4000 të tjerë vite më parë. Nga ana klinike nuk ka diferenca, apo murtaliteti,  kemi rreth 1100 raste nga varianti i ri i COVID në Angli, ajo që është vënë re është se një numër i madh i tyre është në mosha të vogla, adoleshentësh dhe fëmijësh. Po të kishte ndodhur në Bangladesh nuk do e kishim marrë vesh fare, pse se s’ka laboratorët aq të sofistikuar sa Anglia“, tha Alimehmeti.

Ai shtoi se lajmi i mirë është që ky variant i ri nuk ka prekur ato që kanë qenë të infektuar më parë me COVID-19.

“Ato që janë infektuar me këtë virus të ri nuk kanë qenë të infektuar më parë nga COVID-19. Është i njëjti virus me një ndryshim të vogël, që nuk është shfaqur tek ata që kanë qenë të infektuar më herët“, përfundoi Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat