Rindërtimi/ Rama: Me përkushtimin për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpitë e tyre

Shqipëria

Rindërtimi/ Rama: Me përkushtimin për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpitë e tyre

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një video ku tregon gëzimin e familjes që përfiton çelësat e shtëpisë.

Rama i dorëzon çelësat e banesës, familjes e cila mbeti pa shtëpi nga tërmeti fatkeq i 26 nëntorit, 2019.

Kryeministri shkruan se në të njëjtën formë të gjithë banorët që pësuan dëmtime nga tërmeti do t’ju kthehen sa më parë shtëpitë e reja.

“Mirëmëngjes me disa nga shtëpitë që rilindëm pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe me përkushtimin për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpi të reja, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat