Kukësi mbulohet nga mjegulla

Shqipëria

Kukësi mbulohet nga mjegulla

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Kukësi është mbuluar nga mjegulla. Orët e para të ditës kanë sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar.

Policia e Kukësit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me drita të ndezura.

Më problematike situata paraqitet në Rrugën e Kombit, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegulles, duke vështirësuar qarkullimin ndërkohë që fluksi i lëvizjes së automjeteve ka filluar të rritet  për shkak të ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit.

Mjegull të dendur ka edhe në segmentin Fushe Dugagjin – Tuneli i Kalimashit, duke e bërë pothuajse të pakalueshme këtë rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat