Vrasja e Klodianit nga efektivi/ Qeveria merr vendimin: Pension 8-fish më i lartë i akorduar për familjen Rasha

Shqipëria

Vrasja e Klodianit nga efektivi/ Qeveria merr vendimin: Pension 8-fish më i lartë i akorduar për familjen Rasha

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:42
Klodian Rasha

Ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj foli lidhur me Aktin Normativ ku i akordohet një pension social 8-fish më i lartë familjes Rasha pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Në radhë të parë të përcjell ngushëllimet e mia familjes Rasha për këtë dhimbje të madhe. Ky Akt Normativ që paraqitet për shqyrtim dhe miratim ka si synim për t’i ardhur në ndihmë familjes në një situatë të vështirë.

Qeveria ka propozuar që të krijohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjen e personit që ka humbur jetën. Sigurisht bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe këtë kryeministri Rama dhe gjithë qeveria e kanë shprehur që ditën e parë e ne vijim”, tha ministrja.

Gjatë fjalës së mbajtur sot, ministrja Denaj deklaroi se është bërë e mundur gjithashtu përfshirja në një skemë të veçantë për marrje të pensioneve për ish-punonjësit e ndërmarrjeve ushtarake, nga e cila do të përfitojnë 141 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat