U kap me një sorkadhe të vrarë, arrestohet tek Liqeni Artificial gjahtari

Shqipëria

U kap me një sorkadhe të vrarë, arrestohet tek Liqeni Artificial gjahtari

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Mësohet se një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u arrestua në flagrancë teksa kishte një sorkadhe të vrarë në dorë.

Mësohet se gjahtari është Genci Bermema.

Ai u kap në afërsi të Liqenit Artificial të Tiranës.

Mësohet se punonjës të komisariatit të policisë nr.1 në kryeqytet kanë sekuestruar dhe një armë gjahu që mbante me vete i moshuari, si dhe kafshën e vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat