“Lajm i madh”, Yuri Kim përshëndet ngritjen e GJK: Shqipëria plotëson 1 nga dy kushtet e hapjes së negociatave

Shqipëria

“Lajm i madh”, Yuri Kim përshëndet ngritjen e GJK: Shqipëria plotëson 1 nga dy kushtet e hapjes së negociatave

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kim e ka cilësuar emërimin e Kalos si gjyqtarin e fundit të GJK si një hap gjigand, ndërkohë që ka shtuar se vendi ka plotësuar një nga dy kushtet për hapjen e negociatave me BE.

“Lajm i madh: Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si gjyqtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër do të ketë kuorum. Shqipëria do ta mbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, pas thuajse 3 viteve pa të. Presidenti dhe Parlamenti kanë një meritë të madhe.

Ky ishte një rezultat i lëvizjes urgjente nga liderat në një linjë me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese Funksionale, Shqipëria plotëson një nga dy kushtete për hapjen e negociatave me BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime qytetarëve të Shqipërisë. Të vazhdojmë të ecim përpara!” thotë Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat