Dekretimin i Kalos si anëtari i 6-të i Kushtetueses, Soreca: Siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës

Shqipëria

Dekretimin i Kalos si anëtari i 6-të i Kushtetueses, Soreca: Siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Ambasadori i BE Luigi Soreca

Ambasadori i BE Luigi Soreca ka reaguar pas ambasadores amerikane Yuri Kim dhe atij gjerman Peter Zingraf, për dekretimin e Përparim Kalos si anëtari i 6 i Gjykatës Kushtetuese. 

Soreca thotë se kjo gjë përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar konferencën e parë për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

Soreca: Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar z. Përparim Kalo si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës.

Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamentin, KED dhe institucionet e tjera për një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë.

Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar KPGJ-në e parë për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat