Krishtlindja, klerikët thirrje politikanëve që të punojnë më shumë për të mirën e përbashkët

Shqipëria

Krishtlindja, klerikët thirrje politikanëve që të punojnë më shumë për të mirën e përbashkët

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Krishtlindja

Krerët e komunitetit katolik uruan Krishtlindjen teksa përveç shëndetit e paqes drejtuan lutje edhe për largimin e koronavirusit. Thirrje drejtuan për politikanët ndaj të cilëve kërkuan të punojnë më shumë për të mirën e përbashkët.

Kjo Krishtlindje do të jetë ndryshe nga të tjerat. Pandemia e koronavirusit dikton festë në kushte aspak të zakonshme.

Nisur nga ditët që po jetojmë krerët e komunitetit katolik përveç paqes e shëndetit drejtuan lutje edhe për largimin e virusit që në Shqipëri ka shkaktuar mbi 1 mijë të vdekur.

“Jezusi po qan për viktimat e tërmeti që janë nën çadra dhe për viktimat e coronavirusit. Na bëftë të fortë në fe.”

Imzot George Frendo dhe Monsinjor Angelo Massafra iu bënë thirrje politikanëve që të jenë më të vëmendshëm ndaj personave në nevojë.

“Të bekohen të gjithë popujt. Jepu guxim politikanëve tanë që të kërkojnë të mirën e përbashkët.”

“Një ftesë të veçantë e kam për ata që janë në tregti që të mos e vështirësojnë këtë situatë me rritjen e çmimeve.”

Përpos shumë problemeve, largimin e të rinjve Imzot George Frendo e cilësoi varfërinë më të madhe.

“Jezusi po qan për një Shqipëri që po zbrazet. Kjo është varfëria më e madhe.”

Por Krishtlindja është festa e shpresës, ndaj krerët e komunitetit fetar ftuan besimtarët të mos e humbin atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat